JW hedh akuza të rënda për Donald Lu: Kërcënoi opozitën për zgjedhjet

Agjencia konservatore amerikane, Judicial Watch e ka nisur prej kohësh betejën e saj për të siguruar dokumente rreth reformës në drejtësi në Shqipëri.

Tashmë dokumentet janë siguruar dhe JW thekson se me paratë e taksapaguesve janë sponsorizuar interesa të aktivistëve të majtë pro-qeveritarë në Shqipëri.

JW shkon shumë larg kur thotë se qëllimi i reformës ka qenë që drejtësia të vihet nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për një organizatë të lidhur me miliarderin George Soros.

Jo vetëm kaq, por nën akuzë është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, si sponsor dhe mbështetës i kësaj reforme.

“Gjithashtu ia vlen të theksojmë se ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu (njeri i Obamës), është i lidhur me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Ai në maj të vitit 2017, ndihmoi të minojë planet partiake të opozitës shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare,” thuhet në tekst.

Kujtojmë se Donald Lu u shpreh në atë kohë se SHBA do njohë zgjedhjet edhe pa opozitën.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Teknologjia e informacionit, mjet për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies

Integrimi i Teknologjisë së Informacionit dhe mënyrave të reja të mësimdhënies që...
Read More