Kabul: Nga sulmi kundër konvojit danez janë plagosur tre civilë

Zyrtarët e sigurisë afgane thonë se së paku tre civilë janë plagosur sot, kur me bombë është sulmuar
një konvoj ushtarak i Danimarkës, që vepron në kuadër të misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan.

Zëdhënësi i NATO-s, William Salvin, ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në kryeqytetin Kabul dhe theksoi se asnjë pjesëtarë i NATO-s nuk është plagosur apo vrarë.

Sipas tij, forcat e NATO-s ishin dërguar në vendin e sulmit për ta nxjerrë një makinë të dëmtuar ushtarake daneze.

Personat e plagosur janë dërguar në një spital në Kabul.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 23 Dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Sot do të ndiheni mirë nga ana fizike...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.