Kadare dhe Franca, sonte në kafe “Rostand”

kafe-rostandSot në mbrëmje, do të ketë një takim letrar në nderim të figurës së shkrimtarit, ku do të diskutohet pikërisht për librin “Mëngjeset në kafe Rostand”. Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit parisien dhe me një numër të limituar të audiencës. Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez.

Përballë Kopshtit të Luksemburgut, kafe Rostand – qoshka e njohur e shumë shkrimtarëve, ku edhe Ismail Kadare vendosej çdo ditë në shtëpinë e tij në Paris, që nxitur nga kujtimet sigloi një libër: “Mëngjeset në kafe Rostand”. Në nëntor 2014, libri me kujtime, letra, shënime, portrete… u bë një nga episodet më intime, personale, që kishte nxjerrë ndonjëherë shkrimtari. Koha e tyre niste prej ikjes nga Shqipëria drejt Francës, e në muajt e fundit, para se të dilte libri.

“Ideja për të shkruar diçka për kafe ‘Rostand’ më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që, duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ke pasur, ose ty të duket se nuk e ke pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë”, shkruan Kadare. Edhe pse ulej në një kafe pariziene, duke jetuar me kujtimet e saj, Kadare reflektonte edhe për shqiptarët, qytetin e tij, rrugicën e fëmijërisë, njerëzit e tij, letërsinë, shokët e klasës, Moskën, për poetë të zemrës, poetë të ikur…

Kafe Rostand u shkrua një nga perlat e Kadaresë, rrëfimi për nënën e tij, ku për herë të parë jepet një arkitekturë tipike e gjirokastritëve përmes “Kukulla” që, më vonë doli botim më vete. Kjo kronologji e rikthen Kadarenë në Kafe Rostand, jo vetëm se ky libër kalon në gjuhën frënge. Por, sot në mbrëmje, do të ketë një takim letrar në nderim të figurës së shkrimtarit, ku do të diskutohet pikërisht për librin “Mëngjeset në kafe Rostand”. Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit parisien dhe me një numër të limituar të audiencës. Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez. “Lidhja me Parisin do të ishte e gjatë, dyzetvjeçare. Në të vërtetë ishin dy Parise, ai i kohës së komunizmit dhe tjetri, i pakohshmi, secili nga njëzet vjet. E kisha të vështirë të gjeja se cili ishte i imi, e cili jo. Zakonisht më ngjanin ashtu të dy. Kishte raste asnjëri. Zakonisht ishte mbërritja që përcaktonte gjithçka. Mbërrija gjithmonë me avion, pra prej qiellit, asnjëherë nëpërmjet tokës…”, shkruan Kadare, për lidhjen 40-vjeçare me kryeqytetin francez. Kadare ka fituar çmimin Man Booker në vitin 2005, Çmimin Princi i Asturias në vitin 2009 dhe Çmimin Jerusalem në vitin 2015, dhe prej vitesh vazhdon të jetë në listën e ngushtë për çmimin “Nobel”.

Lidhja 40-vjeçare me Parisin

“Lidhja me Parisin do të ishte e gjatë, dyzetvjeçare. Në të vërtetë ishin dy Parise, ai i kohës së komunizmit dhe tjetri, i pakohshmi, secili nga njëzet vjet. E kisha të vështirë të gjeja se cili ishte i imi, e cili jo. Zakonisht më ngjanin ashtu të dy. Kishte raste asnjëri. Zakonisht ishte mbërritja që përcaktonte gjithçka. Mbërrija gjithmonë me avion, pra prej qiellit, asnjëherë nëpërmjet tokës. Në pamje të parë mund të dukej, falë qiellit, që ishte vështirë ta përcaktoje si qiell komunist apo jo komunist, kalimi nga një botë te tjetra nëpërmjet tij, do të ishte më harmonioz. Në të vërtetë ishte e kundërta. Aeroportet, pavarësisht nga atmosfera ngazëlluese, e kishin më hijerëndë gjithçka: kontrollet, vështrimin e policëve, dyshimin. Ishte edhe një mënyrë e tretë mbërritjeje, për të cilën nuk flitej askund: nga nëntoka. Isha përpjekur ta përshkruaja në një dorëshkrim që ia kisha besuar mikut tim C. Dirand. Në të vërtetë, më shumë se për një udhëtim drejt Parisit, bëhej fjalë për një dalje nga nëntoka, me një afat të caktuar, aq sa ishte shkruar në pasaportë, dhe kthimin pastaj prapë, pas mbarimit të afatit, në nëntokën shqiptare. Mbërritja, në cilëndo formë, ishte tronditëse. Një bishë e egër, një i çmendur, ose një i vdekur, nuk do të acarohej më fort nga dritat e aeroportit “Orly”, se sa shkrimtari i realizmit socialist që shkelte për herë të parë në universin që s’dihej nëse ishte apo s’ishte e tij. Gjithçka kishte një shije makthi në atë fillim vitesh shtatëdhjetë. Ndjesia e pamundësisë përzihej me atë të një gabimi që, me sa dukej…duhej të ishte bërë diku…”, fragment nga “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Prostituta 15-vjeçare: Si e refuzova biznesmenin

Një vajzë vetëm 15-vjeçare ka rrëfyer përpara Gjykatës së Tiranës historinë e...
Read More