Kadare merr një tjetër çmim: I dashuruar dhe kritik me popullin e tij

 

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është shpallur në Itali fitues i çmimit “Il Nonino 2018”.

Ky është edicioni i 43-të i çmimit prestigjioz.

Juria e çmimit kryesohej nga nobelisti V.S Naipaul.

Çmimi pritet t’i dorëzohet shkrimtarit shqiptar më 27 janar.

Ndërkohë çmimin e ka fituar edhe filozofi venecian Giorgio Agamben.

Juria thotë se ka vendosur t’ua japë çmimin dy personazheve bashkëkohorë.

Sa i përket Kadaresë, në vlerësimin e jurisë thuhet se “ai është i dashuruar dhe kritik me popullin e tij”.

“Mes historive të vërteta dhe legjendave, që të kujtojnë madhështinë dhe tragjedinë e të kaluarës ballkanike dhe osmane, Kadare ka krijuar rrëfime të mëdha”.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump propozon që mësuesit të armatosen, por shihni çfarë zbulon pa dashje

Presidenti amerikan, Donald Trump priti disa prej viktimave dhe familjarët e masakrës...
Read More