Kadife mania. Ja veshjet dhe aksesorët e kadifenjtë

Nga veshjet luksoze dhe sharmante deri te xhaketat, bluzat, pa harruar këpucët dhe çantat: Ja të duhurta e vjeshtë-dimrit 2017 në pëlhurën më të butë të sezonit!

Kadife 1

Picture 1 of 6

Është i butë në prekje, i mëndafshtë dhe i ngrohtë dhe padiskutim elegant. Po flasim për kadifen, tendencën më të hijshme të vjeshtë/dimrit, që pasi ka pushtuar pasarelat e stinës së ftohtë, vesh dhe rivesh, pallto dhe aksesorë të momentit.

E dallueshme për joshjen e saj fisnike, ne e gjejmë atë në fustanet e gjatë sharmantë nga vijat, në pantallonat me bel të lartë dhe të gjera, te fundet mbi gju dhe te minifundet rrok. Dhe pastaj përsëri në gjyzmëçizmet me takë të lartë, mesatare, katrore, te pupat, pantoflat dhe shapkat për të treguar çorapet. Një bukuri, kjo e kadifes, së cilës nuk i rezistojnë as çantat.

Luksoze edhe me ngjyra, përveç të zezës kadifja kombinohet mirë me bordonë, jeshilen dhe blunë e errët që e bëjnë veshjen edhe më shumë të rëndësishme. Por nuk mungojnë mes trendeve të stinës edhe nuancat më delikate, si ngjyra e kaltër, roza e lehtë, nude dhe ngjyrë kremi dhe më të theksuarat si e kuqja e flaktë dhe bluja.

Si ta vishni? Pamja në tërësi është shumë chic, por jo më pak elegante dhe cool me pallto të shkurtër, me bluza, ose pulovra.

Shkruar Nga
More from Revista User

2,000 vjet më parë njeriu ka kuptuar që asgjë nuk është solide

Megjithëse fizika konsiderohet si një nga shkencat më të sofistikuara, ajo bazohet...
Read More