Kadrie Dibra, mësuesja kujdestare e Ilir Metës tregon sa gjuhë të huaja mësonte Presidenti

 

Mësuesja kujdestare e Presidentit Meta në klasën fillore të shkollës “Fan Noli”, Kadrie Dibra ka rrëfyer sot se sa gjuhë të huaja mësonte Ilir Meta kur ishte fëmijë.

“Një ditë nëna e tij më tha se Iliri më ka thënë që po mësoni dy gjuhë të huaja në shkollë. Njëra është anglisht i thashë. Po tjetra cila është, e pyeta nënën e Ilirit.

Dhe ajo më tha se Iliri i kishte thënë që zysha kujdestare po përpiqet më të na mësojë shkodranishten, meqenëse unë flisja me dialekt shkodran”, – ka rrëfyer me humor Kadrie Dibra, mësuesja kujdestare në klasën fillore e Presidentit Meta.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ku ka përfunduar studimet dhe vetë, për të uruar festën e mësuesit.

Ai bëri një apel për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, referuar dhe ngjarjeve të ndodhura në shkolla, apo ambientet afër tyre.

“Për të evituar sidomos dështimin e nxënësve në të ardhmen, sot është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, siç dhe ka qenë në të kaluarën, sepse familja ka një rol shumë të rëndësishëm për edukimin e fëmijëve dhe për të ndjekur mbarëvajtjen e tyre në shkollë.

Pasi shkolla sot është ambient më i ekspozuar ndaj disa fenomeneve që janë serioze dhe shqetësuese për të rinjtë, fëmijët, familjet tona dhe shoqërinë tonë”, tha Meta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kapitullimi i Europës përpara Beogradit, një vetëvrasje diplomatike!

Nga Erkjad Kajo* - Përfundimi i luftës së ftohtë që u kurorëzua me...
Read More
CLOSE
CLOSE