Kafshët kurojnë sëmundjet mendore



Kafshët shtëpiake ndihmojnë në kurimin e çrregullimeve psikologjike, raporton një studim i fundit nga Universitetiti i Liverpool në Mbretërinë e bashkuar.

Prania e një kafshe i bën këta persona të ndihen më të sigurt dhe të lumtur.

Drejtuesja e studimit Dr Helen Louise Brooks ka publikuar të dhënat e të gjithë hulumtimit, qe mori në studim persona që vuanin nga skizofrenia, depresioni stresi dhe çrregullimi polar.

Këta persona nisën të bashkëjetonin me kafshë si macja, qeni, zogjtë, hamster dhe u vu re një përmirësim në gjendjen e tyre mendore dhe emocionale. Pacientët nisën të argëtoheshin dhe të ndiheshin më mirë.

Në intervistat e zhvilluara një nga personat kishte deklaruar se kishte tentuar të vriste veten, e në momentin që kishte qenë pranë aktit kishte menduar pasi të iki kush do kujdeset për lepujt? E pas kësaj kishte hequr dorë nga vetëflijimi.

Dr Brooks e sqaron këtë se kafshët i ndihmojnë të vendosin një ndjenjën stabiliteti dhe vazhdimësie, i bënë të ndihen sigurt dhe që dikush i do pa e gjykuar ndjesi të cilat shpesh herë nuk i merrnin nga marrëdhëniet e tjera familjare apo shoqërore.

Të dhënat e studimit kanë sjelle në dritë fakte të rëndësishme dhe sipas ekspertëve në qendrat e kurimit të sëmundjeve mendore duhet të përfshihet dhe trajtimi me kafshë shtëpiake.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Që shpina të mos ju dhemb më, ja ç’duhet të dini

Mund të jetë e lodhshme dhe e mërzitshme ose të ketë nevojë...
Read More