Kakavijë, sekuestrohen 39 kg kanabis

kakavije1

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 39 kg kanabis sativa, në rrugën drejt liqenit të Kakavijës.

Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, policia ka konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine. Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar. Por, të tre shtetasit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar, kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte 39 kg kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndikimi ka sheqeri në tru dhe ndryshimet që pëson organizmi nëse pakësojmë konsumin

Përgjigjja është e qartë dhe e thjeshtë; në momentin që marrim sheqer,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *