Kaliforni, 200,000 pritet të evakuohen pas krisjes së digës

2415075

Autoritetet në Kaliforni urdhëruan sot evakuimin e rreth 200,000 njerëzve që jetojnë në komunitetet poshtë digës më të lartë në Shtetet e Bashkuara, pas një rrjedhjeje që soli alarmin e krisjes.

Alarmi i emergjencës u dha në liqenin Oroville në veri të Kalifornisë për rrezikun e përmbytjeve për komunitetet përgjatë lumit Feather.

Departamenti i burimeve ujore të Kalifornisë njoftonte të dielën se rrjedhja pranë digës “parashikohej të shembej brenda disa orëve”, por rrjedhja mbeti e qëndrueshme

Autoritetet kanë përdorur helikopterë për të lëshuar gurë mbi zonat e rrjedhjes si dhe po lëshonin ujë për të reduktuar nivelin e liqenit pas disa javë shirash të dendur. Të hënën ata njoftuan se situata është e qëndrueshme por bënin thirrje për vigjilencë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Studiuesit amerikane: Qëndrimi ulur të vret!

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë...
Read More