Kalimi i armëve në Angli, mediat britanike: Rrezik për sulm terrorist

Në lidhje me pjesët e armëve që u gjetën në aeroportin e Rinasit në Tiranë e që kishin destinacion Anglinë, kanë shkruar dhe vetë mediat britanike.

“Një komplot për të futur 3 armë të tipit Kallash në Britani nëpërmjet një kutie transporti është zbuluar nga autoritetet shqiptare,” shkruan Daily Mail.Policia dyshon se pjesët e armëve që kishin destinacion të fundit Londrën do të përdoreshin për sulm terrorist ose për krimin e organizuar.

Stafi i sigurisë i zbuloi armët brenda në sektorin e kargos në aeroportin e Tiranës, pak para se ato të niseshin.

“Të mbështjella me peshqirë dhe letër celofan brenda një kutie DHL, përveç tyre ndodheshin edhe rroba. Policia anti-terror e Shqipërisë ka rritur vigjilencën pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë adresën ekzakte se ku do të shkonin pjesët e armëve por thanë se do mbërrinin në Angli.

Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për këtë komplot, besohet se ka marrë urdhër për të lëvizur armët 3 ditë përpara se të dërgonte pakon, përfundon artikulli i DailY Mail

Shkruar Nga
More from Redaksia

Princi George ka pseudonimin më të admirueshëm për Mbretëreshën, dhe ne nuk ja kishim idenë!

Pavarësisht marrëdhënies me Princin William që në vitin 2003, ndërsa studionte në...
Read More