Kamioni me 8 ton kanabis në Qafë Thanë, veprimet e policëve u zbuluan nga kamerat e sigurisë

TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e katër policëve të pikës kufitare të Qafë-Thanës, të cilët akuzohen se lejuan kalimin e 8 tonëve kanabis sativa, që u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, policët shihet në kamerat e sigurisë së doganës së Qafë-Thanës duke hyrë në kamionin që transportonte drogën. Në bazë të filmimit një prej policëve shihet duke marrë ose duke lënë diçka, në kabinën e kamionit që drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Ndërkohë, që ky i fundit është arrestuar në Itali shihet në pamjet e kamerave të sigurisë duke komunikuar më shpesh me katër policët e prangosur.

Për këtë rast në burg qëndrojnë Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni, Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje, Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje, Syrja Terziu si kontrollor në hyrje. Por, pavarësisht këtyre provave të arrestuarit ditën e hënë përballë togave të zeza kanë mohuan akuzat e prokurorisë. Sipas tyre kontrolli i mjetit duhej të kryhej nga punonjësit e doganës së Qafë Thanës dhe për këtë nuk mbanin përgjegjësi për kalimin e drogës.

Ndërsa në lidhje me sistemin TIMS, policët mësohet të kenë deklaruar se në datë 4 shkurt kur kamioni ka kaluar në Qafë-Thanë nuk punonte. Ndërsa policia italiane në bashkëpunimin me doganat bënë të mundur zbulimin e rastit të trafikut, ku lënda narkotike e cila kishte kaluar nëpër Shqipëri dhe do të përfundonte në Ankona.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tiranë, shpërthen në flakë transformatori i energjisë (Video)

Një shtyllë e energjisë elektrike në zonën e Liqenit të Thatë në...
Read More