Kanada, ndryshimet klimatike ndryshojnë rrjedhën e lumit

auto_thumbs_b_c_4403e6bfbdfea71af5d767b39824bbbf1492504583

Ndryshimet klimatike për herë të parë në historinë moderne kanë shkaktuar tërheqje kaq të madhe të akullnajave, duke shkaktuar që lumi Yukon, në veri të Kanadasë të ndryshojë rrjedhën, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akullnaja gjigante Kaskawulsh ka ndryshuar rrjedhën e lumit, ndërsa shkencëtarët këtë fenomen e kanë quajtur “pirateri të lumit”, kur një sistem i drenazhit depërton në pjesën e një tjetër sistemi të drenazhit dhe merr një pjesë të rrjedhës së saj.

Kjo zakonisht ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, shembjeve të digave, por jo edhe nga tërheqja e akullnajave.

Uji ndaloi me derdhjen e saj në lumin Slims dhe në Detin Bering në Arktik dhe tani rrjedh në drejtim të lumit Alsek dhe përfundon në Paqësor.

“Ky është rasti i parë që ‘pirateria e lumit’ të ndodhë para syve tanë për shkak të ndryshimeve moderne klimatike”, tha Dan Shugar, gjeograf në Universitetin Uashington në Tacoma, njoftojnë mediat kanadeze.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Do të bëjë gjithçka për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të bëjë gjithçka që...
Read More