Kandidati kryesor për president të Francës dënon ‘provokimet’ e Turqisë

emmanuel-macron

Kandidati i pavarur për president të Francës, Emmanuel Macron i ka dënuar ashpër provokimet siç i ka quajtur ai nga Qeveria turke.

Macron i ka bërë thirrje Francës që të mbështes partnerët evropian që të kundërshtojnë sipas tij abuzimet turke.

“Komentet e Turqisë janë të papranueshme. Bashkimi Evropian duhet të ketë një përgjigje të përbashkët”, u shpreh Macron.

Sondazhet e fundit nga Franca tregojnë se, Emmanuel Macron do jetë president i ri i Francës.

Reagimet e ashpra kanë ardhur pasi dje, Holanda ua ndaloi hyrjen në Roterdam dy ministrave të Turqisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Marina me shumë stil në këtë veshje

Moderatorja Marina Vjollca është emër shumë i përfolur në titujt e medieve...
Read More