Kaosi nga reforma në drejtësi, pezullohet çështja ‘Doshi’

Gjykata e Lartë pezullon shqyrtimin e cështjes ndaj deputetit Tom Doshi.

Sipas saj, akuza për mosdeklarim të të ardhurave dhe fshehje të pasurisë, është një vepër penale e cila me ligjin e ri duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prej disa muajsh çështja Doshi është shtyrë edhe si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.

Disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe janë larguar.

Kjo situatë ka bërë që mijëra dosje të mbesin prej vitesh pa u shqyrtuar.

Me këtë ritëm mjaft ulët që po ecën reforma në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja edhe për disa muaj kaosi do të jetë i pranishëm, duke bërë që shumë çështje të zvarriten.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sa vlen Tahiri sipas kursit të këmbimit politik të ditës?

  Nga Klementin Mile* - A do e lëshojë Rama Tahirin? A po...
Read More