Kapen dy vëllezërit korçarë, ja për çfarë akuzohen

Dy vëllezër nga Korça janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139, 89 e 25 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 27.08.2017, në një lokal në lagjen nr 10 në Korçë, ku shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit G.K, 37 vjeç dhe K.K, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, të cilëve për pasojë iu kanë shkaktuar plagë të lehta në trup. Gjatë konfrontimit fizik të tyre, dy vëllezërit dyshohet se i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore, shtetasve G.K dhe K.K”, informon policia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Raporti “Transparency International”: Shqipëria vend me korrupsion të lartë

Një në 3 persona që jetojnë në rajonet e Evropës dhe deri...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.