Kapet me 90.000 euro drogë, në pranga shqiptari

pranga1

Policia gjermane ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar pasi u kap me rreth 9 kg drogë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte për qëllim trafikimin e drogës në territorin gjerman.

Ai ishte duke udhëtuar me një tren pasagjerësh nga Holanda në Gjermani kur është ndaluar për një kontroll nga policia në stacionin e Bad Bentheim.

Nga kontrolli u zbulua se ai ishte me vizë turistike 3 mujore. Pyetjes së efektivëve se ku i kishte valixhet, shqiptari iu përgjigj se “nuk kishte”. Por, kontrollet e mëvonshme zbuluan valixhen e tij në tren. Brenda saj kishte 8.8 kg marihuanë të paketuara me dy qese plastike.

Atij iu gjet edhe një patentë false shqiptare. Raportohet se i riu u shfaq shumë nervoz gjatë kontrollit nga efektivët.

29-vjeçari u arrestua, ndërsa droga, sipas mediave gjerman, nëse shitej në rrugë do të sillte rreth 88.000 euro.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja kush jan 5 çiftet më të mira të Horoskopit për vitin 2018

Ndonjëherë ndodh që ndonëse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, sërish marrëdhënia juaj...
Read More