Kapet në Durrës i kërkuari për trafikim droge në Itali

Një person i kërkuar për trafik droge nga Italia u arrestua në Durrës.

Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë shtetasi, Durim Keci, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Mësohet se gjatë arrestimit të tij në flagrancë iu gjet dhe një armë zjarri pa leje në automjet.

Arrestimi i Kecit është bërë nga drejtoria e krimit te organizuar në policinë e Durrësit.

Durim Keci është dënuar me 9 vjet burg nga drejtësia italiane për veprat penale trafik droge, trafik prostitucioni dhe armembajtje pa leje.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Marina përgëzon Luanën, ajo i zbulon sekretin e madh

Motra motrës i nxjerin ndonjëherë edhe sekretet njëra-tjetrës. Kështu ka bërë Luana....
Read More