Kapet sasi e madhe droge në Vlorë, autorët në arrati

droge-han-i-hotit

Një sasi prej rreth 380 kg kanabis është sekuestruar sot nga policia kufitare e Vlorës, ndërkohë që trafikantët janë ende në kërkim.

Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.

Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit. Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorr “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.

Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike. Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF Ndërko Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore. Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fantazitë seksuale që ka çdo shenjë e horoskopit

DASHI Adrenalina është ajo që duan këta persona, duke e përfshirë sidomos...
Read More