Kapexhiu e ‘thumbon’, Ahmetaj: Nuk do rriten çmimet, fokusi mbetet te biznesi i madh

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj mbron vendimin e Qeverisë për të ulur pragun e vetëdeklarimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2 milionë lekë të reja.

Në ditën që biznesi i vogël ka paralajmëruar një protestë duke ulur qepenat për një orë, Arben Ahmetaj doli në një bashkëbisedim me gazetarët, ku thotë se objektivi për uljen e pragut nuk është gjenerimi i të ardhurave të TVSH-së nga biznesi i vogël, por qartësia e transaksioneve për të vjelë këtë taksë nga biznesi i madh.

“Qëllimi është fokusi tek biznesi i madh, qartësia e transkasionit në funksion të mbledhjes më shumë TVSH nga biznesi i madh. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH”, tha Ahmetaj.

Ministri deklaroi se nga bizneset e vogla arkëtohen rreth 1 miliard lekë nga TVSH, që përfaqëson vetëm 0.08 për qind të totalit. Pjesa tjetër, thotë ai, janë mbledhura nga biznesi i madh.

Ahmetaj thotë se kjo masë nuk rrit as çmimet dhe as koston për biznesin e vogël.

“Gënjejnë kur thonë se do të rritet kosto. Kemi pyetur, kemi bërë anketa dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen janë 15 mijë lekë në vit, që janë të zbritshme. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet dhe fakti që jemi në prill dhe çmimet nuk janë rritur e tregon këtë”, shton ai.

Ministri tha se janë trillimet komentet se mbledhja e TVSH do jepet me koncesion.
Sipas tij, bizneset e vogla nuk do gjobiten për një periudhë të caktuar.

Ministri i financave Arben Ahmetaj, i ka dërguar administratës tatimore një shkresë në datë 7 prill për mosaplikimin e gjobave për bizneset e vogla që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim për një periudhe 6-mujore nga fillimi i deklarimit (deri në dhjetor 2018).

Biznesi i vogël, që hyri në skemën e TVSH-së në 1 prill, pas uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, pritet që të bëjë deklaratat e TVSH-së një herë në tre muaj, ku deklarimi  i parë do të jetë në muajin korrik.

Ahmetaj u ka kërkuar tatimeve që deri në 15 ditorin e parë të muajit korrik, që përben momentin e parë të deklarimit, administrata tatimore duhet të kontaktoje detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet  ligjore,  për  të  asistuar  tatimpaguesit  në  shmangien  e  parregullsive  dhe deklarimin ne kohë të tremujorit të parë

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

  Transformimi që po pëson Tirana dita-ditës, ka tërhequr vëmendjen edhe të...
Read More