Kapiteni Lichsteiner mbron shqiptarët: Mirë bënë që festuan ashtu!

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të gola duke bërë me duar shqiponjën dykrenare.

Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve, raporton SuperSport.

“Xhaka dhe Shaqiri e bënë shumë mirë që festuan në atë mënyrë. Serbët shkruajnë dhe provokojnë prej disa ditësh, pastaj edhe ata nuk janë engjëj. Për mendimin tim, gjithçka është “ok”. Prindërit e disa lojtarëve të Zvicrës janë përfshirë në një luftë të ashpër. Ka provokime, kështu që për mua janë në rregull.”

Ndërsa trajneri Petkovic mundohet ta shmangë përzierjen e politikës me sportiv, duke mbajtur një qëndrim shumë më të ekuilibruar.

“Është e qartë që një futbollist kur shënon, ndien emocione të veçanta. Të gjithë ne duhet ta lëmë jashtë politikën nga futbolli. Duhet të përqendrohemi në futboll, është një pasion që i bashkon njerëzit. Është e rëndësishme të tregojmë respekt.”

*********************

Pas fitores mbrëmë me rezultatin 2 me 1 kundër Serbisë, tifozët e Zvicrës kanë festuar për gjatë gjithë natës.

Mediat e huaja kanë bërë publike disa foto, ku duken që shumë rrugë janë mbushur plot me tifozë dhe atmosfera është elektrizuese.

Po ashtu në foto bie në sy që shumë nga flamujt që janë valëvitur janë shqiptarë, si duket me tifozëve të shumtë të Zvicrës ka pasur dhe shqiptarë.

Shqiponja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka pushtuar faqet e para të mediave të huaja.

Gazeta më e madhe gjermane, Bild shkruan se Xhaka e Shaqiri provokuan serbët.

Sipas ekspertit Urs Majer, lojtarët nuk duhej ta bënin atë veprim.

Gazeta shkruan megjithatë se tifozët serbë e nisën të parët me provokimet e tyre duke fishkëllyer ndaj shqiptarëve.

Bild shkruan se FIFA nuk i toleron mesazhet politike në stadium.

Sipas saj, mbetet për t’u parë se cili do jetë dënimi.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë marrë mbi shpatulla Zvicrën për ta udhëhequr drejt fazës tjetër në Rusi 2018, por në mënyrë të pabesueshme, vetë tifozët e tyre kërkojnë që ata të dënohen sepse festuan me “shqiponjë”.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Serbisë, në lajmin që ka bërë televizioni kombëtar zviceran “SRF” në faqen e internetit për ndeshjen, janë postuar me dhjetëra komente ku shumë tifozë zviceranë kërkojnë që Xhaka dhe Shaqiri të dënohen nga Federata Zvicerane apo edhe të përjashtohen.

Sipas tyre, ata kanë thyer rregullat e vendosura në kombëtare e me një gjest të papërgjegjshëm, kishin provokuar lojtarët dhe tifozerinë kundërshtare.

Menjëherë ka plasur një debat i ndezur me tifozë të tjerë, të cilët e shihnin këtë si një gjest emocional që nuk mund t’u ndalej lojtarëve për sa kohë që nuk ishte ofensiv dhe për sa kohë që ata vazhdonin të impenjoheshin maksimalisht me fanellën e Zvicrës. 

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick shfaqet shumë e emocionuar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.
“Falë ‘shqiponjave’ do të fluturojmë lart,” shkruan gazeta.

“Granit Xhaka godet ashpër Serbinë në mes të zemrës. Fillimisht me barazimin, pastaj me festimin me simbolin e urryer të shqiponjës.
“Pastaj vjen Shaqiri me një festim gjysmë zhveshur,” thekson gazeta.

Mjafton të thuash që shqiptarët e Zvicrës do luanin në Kaliningrad për të kuptuar se sfida e tyre sonte ishte dyfish e vështirë.

Në enklavë ata do i priste një rrethim rus.

Gazeta zvicerane Blick shkruan se stadiumi ishte kthyer në një fortesë serbo-ruse.

“Rusët po mbronin vëllezërit e tyre serbë,” shkruante gazeta.

Notat politike të ndeshjes theksohen edhe nga Daily Mail që publikon foto të tifozëve serbë me portretet e Vladimir Putin.

Komentuesit thonë se nuk ishte sportive reagimi i rusëve që fishkëllyen ndaj shqiptarëve.

Megjithatë shqiptarët ia dolën dhe Zvicra duket se mund të kalojë grupin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

5 llojet e tradhtisë sipas ekspertëve dhe dy prej tyre nuk e përfshijnë partnerin

  Çfarë kualifikohet si tradhti? Është një pyetje e lashtë, një me...
Read More