Kapja e kokave të drogës, ministri Demiraj inspekton në Vlorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, ku falënderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis sativa.

Operacionet policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut.

Ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare. Rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare.

Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këtu i kalonte pushimet Skënderbeu?

Imazhi, e dimë, është magjia e asaj gjendjeje që vetëm natyra mundet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *