Kardinali shqiptar feston 90-vjetorin me Papa Françeskun

Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, ka mbushur 90 vjeç dhe ditëlindjen e tij e ka festuar në një takim të veçantë në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Françesku.

Bashkarisht ata kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në Santa Marta në Vatikan.

Gjatë homelisë, Papa Françesku i ka kërkuar Kardinalit shqiptar të rrëfejë mbi persekutimet e klerikëve gjatë regjimit komunsit në Shqipëri.

“Vëllai ynë 90 vjeçar mund të na tregoj shumë gjëra mbi këto persekutime”, ka thënë Ati i Shenjtë.

Papa Françesku ka takuar për herë të parë Kardinalin Ernest Simoni më 21 shtator të 2014 gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Ati i Shenjtë u prek mjaft nga rrëfimi i jetës së vuajtur të At Ernest Simonit e më 9 tetor të 2016 e emëron Kardinal.

Në mikrofonin e Radio Vatikanit, Kardinali Ernest Simone, ka shprehur emocionet e ditës së sotme: “Ishte një gëzim i madh e lumturi të takoja sot në këtë meshë Atin e Shenjtë, dashurinë e tij të pafund për të gjithë njerëzit dhe për të varfërit në veçanti, të dëgjoja fjalë urimi e lumturie.”

Për Shqipërinë e politikën shqiptare, Kardinali Simoni shprehet se lutet çdo ditë për popullin e tij, me këshillën se të gjithë duhet të shohim drejt objektivit suprem e se historia botërore ka mësuar se pa Zot nuk ka të ardhme.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përcjell urimet më të përzemërta në 90- vjetorin e lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani.

Kreu i shtetit shqiptar shkruan se Troshani është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore, por edhe mbajtës i palëkundur i idealeve kombëtare.

“Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i shpreh urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani, simbolit të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.

Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.

Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!”, thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rusia merr masën e parë, kërcënon zyrtarët: Nëse shkoni për pushime në Shqipëri…

  Rusia nis fushaten kunder turizmit ne vendin tone. Ne nje shkrim...
Read More