Karnavalet e Brazilit, vrasje trazira, gaz lotsjellës dhe SAMBA



karnavale-brazil

Karnavalet e shkëlqyeshme të këtij viti në Rio de Zhaneiro dhe disa qytete të tjera po nisin në Brazil, në një sfond të zymtë varfërie dhe krimi.

Një përzierje krizash e ka goditur vendin latin që pas Lojrave Olimpike të gjashtë muajve më parë, teksa 37 qytete kanë anuluar festën e karnavaleve prej mungesës së fondeve.

Ndërkohë policia në Sao Paulo po përleshej në masë më përdorues drogash, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome në një zonë që njihet si treg i hapur i kokainës në qendër të qytetit, ku mund të blesh dhe të tymosësh drogë në mes të ditës apo natës.

Teksa Karnivalet përgatiten të hyjnë në fazën kulminante, kriza ekonomike po bën që protestat e rrugëve të bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

Në shumicën e shtetit Espiritu Santo i cili kufizohet me Rio de Janeiro, kanivalet u anuluan pas rreth 140 vrasjeve brenda një javë, që prej nisjes së grevës së policisë për rrogat.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Ndeshja Shqipëri-Izrael zhvendoset në “Elbasan Arena” për arsye sigurie

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ka ndryshuar destinacion. Pasi ishte programuar të...
Read More