Jo më kot e quajnë “Shfaqja më e madhe në botë”.
Karnavalët e Rios në Brazil kulmuan të dielën me një spektakël ngjyrash.
Më shumë se 72 mijë spektatorë ndoqën të gjithë këtë parakalim fantastik. Temperaturat ishin shumë të larta, por kjo nuk e ndali zhvillimin e festës. Mijëra kërcimtarë performuan nën ritmen e sambas.
Shfaqja ekstravagante zgjat dy ditë dhe nis në Sambodromo.