Katalonja ‘Republikë’. Parlamenti shpall pavarësinë nga Spanja

Parlamenti katalanas ka votuar ditën e sotme për shpalljen e pavarsisë nga Spanja.

Partitë paraqitën një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre. Rezoluta iu nënshtrua votimit gjatë një seance në parlamentin katalanas, ku shumica votoi pro pavarësisë.

Parlamenti votoi me 70 vota pro dhe 10 kundër. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy më herët i tha Senatorëve se ishte nevoja për sundim të drejtpërdrejtë për të kthyer “ligjin, demokracinë dhe stabilitetin” në Katalonjë.

Kriza filloi kur katalanasit votuan me referendum për pavarësi nga Spanja, votim i cili u shoqërua me mjaft trazira dhe u plagosën rreth 900 persona.

Qeveria katalanase deklaroi se 90% e votuese në referendumin për pavarësi votuan pro shkëputjes nga Spanja. Por, gjykata kushtetuese e Spanjës e shpalli joligjor referendumin.

Votimi në parlamentin rajonal pasoi një javë të tensionuar të negociatave të fundit midis Madridit dhe Barcelonës.

Shtatëdhjetë deputetë katalanas votuan pro pavarësise.

“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur  në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga indipendistët, që kanë maxhorancën absolutenë Parlamentin rajonal”, shkruante rezoluta.

Megjithatë anëtarët e opozitës bojkotuan votimin.

Shpallja e pavarësisë u prit me festime të mëdha në rrugët e Barcelonës.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, reagoi menjëherë në Twitter duke bërë thirrje për qetësi. Ai tha se sundimi i ligjit do të rivendosej sërish në Katalonjë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zgjedhjet në Gjermani/ Exit-Pollet: Merkel fiton mandatin e katërt

Angela Merkel po shkon drejt një mandati të katërt si kancelare e...
Read More