Kate Middleton ka kaluar fëmijërinë në Jordani?! Princ Harry tregon…

 

Vetë Dukesha e Kembrixhit nuk ka folur shumë në media për atë pjesë të fëmijërisë së kaluar në Jordani, por këtë e bëri tani i shoqi, pikërisht gjatë ndalesës në këtë vend si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Familja e Kate-t u shpërngul në Jordani në majin e vitit 1984, kur ajo ishte dy vjeçe dhe e motra Pipa vetëm 8 muajshe.

I ati, Michael, menaxher i British Airways duhet të vendosej në Aman për punë dhe i mori me vete. Aty qëndruan disa vjet, periudhë kjo të cilën Kate e kujton me dashuri të madhe sipas William-it.

Kjo është dhe arsyeja përse 36- vjeçarja u zemërua që nuk mund ta shoqëronte në këtë rrugëtim për shkak se nuk ka shumë që solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, Louis.

Si për koincidencë, kreu i shoqatës së bamirësisë me të cilin William u prezantua gjatë kësaj vizite, e njihte mirë shtëpinë në të cilën kanë jetuar dikur Mildleton-ët!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dua Lipa nis përgatitjet, mbërrin në stadiumin ku do luhet finalja e Championsit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë është konfirmuar si performuese...
Read More