Kate Middleton ka këpucët që i vesh për 10 vite me rradhë!

Edhe pse ditët e fundit të gjithë sytë janë përqendruar mbi pjesëtaren e re të familjes mbretërore britanike, të fejuarën zyrtare të Princit Harry, Meghan Markle, asgjë nuk mund të zbehë shkëlqimin dhe rëndësinë e asaj që njihet si ”Princesha e Re e Popullit”.

Kate Middleton 1

Picture 1 of 4

Kate Middleton aq më tepër kur bëhet fjalë për ndikimin e saj në fushën e modës.

Evolucioni i stilit të saj jo vetëm që ka habitur dhe vazhdon të habisë të gjithë, por ka ndikuar drejtpërdrejt në shitjet rekord të disa prej veshjeve dhe aksesorëve të saj të preferuar.

E thënë më ndryshe, duket se çdo që vesh ose mbath Kate Middleton shndërrohet në një ”must” për shumë femra.

Por e dini që dukesha e Cambridge ka akesorë dhe veshje të preferuara që i përdor prej vitesh?

Po flasim për çizmet kafe të lëkurës të stilit “cowboy” , të cilat ajo i veshur fillimisht në 2004-ën, në një festival që zhvillohej në Britani, por edhe pak ditë më parë gjatë një shëtitjeje në rrugët e Londrës.

Si gjithmonë Princesha na provon se të riciklosh veshjet është gjithmonë ide e mirë. Për më tepër shihni fotot e mëposhtme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 25 mars 2017

Dashi Do jeni me nerva ne pjesën me te madhe te kohës...
Read More