Kate Middleton më e lumtur se kurrë..

Pallati Kensington publikoi fotografitë e Princit të sapolindur, të marra nga Kate, Dukesha e Kembrixhit. Një nga fotografitë tregon një Louis duke fjetur, një tjetër duke u përqafuar dhe puthur nga motra e tij tre-vjeçare, Charlotte, tjetra vetëm që u realizua kur ai ishte vetëm tre ditësh, si edhe me vëllain e madh, Princin George.

Princi William dhe Kate ishin “shumë të kënaqur” për të ndarë fotografitë, tha pallati në një deklaratë. “Lartësitë e tyre mbretërore do të dëshironin të falënderonin anëtarët e publikut për të gjitha mesazhet që ata kanë marrë pas lindjes së Louisit dhe për ditëlindjen e tretë të Charlotte,” tha deklarata.

Javën e kaluar, Princesha Charlotte festoi ditëlindjen e saj të tretë në Kensington Palace. Kate Middleton dhe Princi William morën një vendim të ndërsjellë prindëror për të hequr fotot tradicionale të ditëlindjes për ditën e madhe të vajzës së tyre, por këtë fundjavë, Dukesha e Kembrixhit publikoi disa foto me portretet zyrtare të foshnjës së re Prince Louis me motrën e tij të madhe.

Princi Louis ishte në gjumë në debutimin e tij të parë të portretit, ndërsa vajza e ditëlindjes, Princesha Charlotte, e puthi butësisht në ballë.

Louis Arthur Charles, i cili është i pesti në rradhë për fronin britanik, ka lindur më 23 prill dhe është fëmija i tretë i William dhe Kate.

Charlotte, që mbushi tre vite më 2 maj, ka një ngjashmëri të madhe me vëllain e saj të porsalindur, ngjashmëri që duket qartë në fotot kur ajo ishte një fëmijë. Për shkak të një ndryshimi në ligj të vitit 2013, Charlotte është princesha e parë britanike për të cilën ardhja e një vëllai më të vogël nuk nënkupton që të ulet poshtë linjës së trashëgimisë.

Vëllai i tyre më i madh, Princi George, katërvjeçar, i cili do të kthejë pesë në korrik, është shumë i lumtur për vëllain e vogël gjithashtu.

Kate ka lëshuar një seri fotografish të përzgjedhura nga ajo për të shënuar momentet në jetën e fëmijëve të saj, duke përfshirë fotografitë zyrtare të vajzës së saj, dhe ditët e para të George dhe Charlotte në kopshtin e fëmijëve.

 

   

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sekreti i jetëgjatësisë; edukimi, jo paratë..

  A munden shkollat të jenë një investim më i mirë publik...
Read More