Kate Upton drejton akuza ndaj themeluesit të “Guess”

Kate Upton ka dhënë detaje rreth ngacmimit që kishte përjetuar nga themeluesi i kompanisë “Guess”, Paul Marciano.

2-7

Picture 1 of 2

Ajo ka thënë që Paul e kishte prekur dhe kishte tentuar ta puthë me forcë.

“Marciano ka prekur gjinjtë e mijë dhe kur e kam larguar më ka thënë që po sigurohet se a janë të vërtetë” është shprehur Uptown.

Tutje ajo ka treguar se gjatë një seti fotografik ai ishte afruar duke tentuar ta puthë mirëpo kishte ndërhyrë fotografi, me qëllim që ta mbrojë atë nga Marciano.

Ditën e nesërme ajo dhe fotografi ishin pushuar nga puna.

Marciano ka mohuar këto akuza duke thënë që kurrë nuk ka pasur sjellje të pahijshme ndaj grave dhe se asnjëherë nuk e ka prekur Kate Uptown.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump akuzon Kinën për vjedhjen e dronit nga ujërat ndërkombëtare

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, reagoi dje në rrjetin social...
Read More