Katedralja e Korçës është përfshirë nga flakët teksa dhjetëra besimtarë ortodoksë ishin mbledhur për aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës së Ujit të Bekuar. Mësohet se shkak për zjarrin janë bërë qirinjtë që kanë ndezur besimtarët. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë flakët. Qytetarët kanë parë tym të zi që dilte nga hekurat e dritareve të Katedrales.