Katër gjërat shqetësuese që u ndodhin grave gjatë menopauzës

Menopauza ndodhë – ndonjëherë më herët se që dëshirojmë.

Dhe përderisa kemi dëgjuar se kjo është fazë e ndryshimeve të ndryshme hormonale, menopauza gjithashtu sjellë edhe disa simptoma të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

Harresa

Memoria afatshkurtër në mënyrë të drejtpërdrejt ndikohet nga menopauza. Memoria dhe problemet e stresit ndoshta më shumë janë të ndërlidhura me stresin sesa me luhatjet hormonale, por prapëseprapë mbetet gjë e keqe!

Lajme të këqija për kolesterolin

Fatkeqësisht, nivelet tuaja të “kolesterolit të keq” mund të rriten gjatë menopauzës.

Mirëpo, lajmi i mirë është se nëse bëni një stil të shëndetshëm të jetesës para menopauzës, ju mund t’i parandaloni këto ndryshime.

Nuk do të jeni më aq sociale

Edhe nëse keni qenë ekstroverte tërë jetën, papritmas do të ndiheni se po shpenzoni shumë kohë në vetmi. Përderisa vetmia nga shumica nuk shihet si gjë e keqe, faktikisht mund të shpie në depresion.

Rritet rreziku i diabetit

Është e vërtetë – diabeti është një nga top vrasësit e grave të moshave 55 deri 64 vjet. Ndryshimet hormonale që i sjell menopauza mund të ndikojnë në rrezikun e diabetit, por njëkohësisht ndikojnë edhe mosha dhe mbipesha.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjendet anija që mund të ndryshonte fatin e botës, ja çfarë u gjet brenda saj

Një gjahtar thesaresh do të nxjerrë nga ujërat një luftanije britanike e...
Read More