Katër sekretet e vajzave me flokët në nuancat e ftohta platin apo gri

Kujdesi për flokët në nuancat e ftohta, gri apo platin është një sfidë më vete dhe nëse nuk jeni tipi i vajzës që kujdeset në detaj për pamjen e jashte nuk duhet ta çoni ndërmend të zgjidhni këtë ngjyrë për flokët tuaj!

Nëse të gjitha vajzat e tjera mund t’i lajnë flokët me një shampo, të përdorin balsam e ndonjë maskë një herë në javë, flokët platin e gri kërkojnë shumë më shumë kujdes për të qenë të shëndetshëm e të bukur njëkohësisht. Përdorin gjithmonë shampon lejla, të përshtatshme për flokët bjondë

Ky produkt neutralizon çdo nuancë që anon nga e verdha e vezës, duke i dhënë flokëve një shkëlqim gri e platin shumë të bukur.

Maska me limon
Lëngu i një limoni i përzierë me dy gota ujë është maska më e mirë që mund të përdorin bjondet !Mjafton të shpëlani flokët me këtë përzierje dhe do të shihni që boja do t’ju qëndrojë më gjatë .

Hiqni dorë nga pomadat apo dylli i flokëve
Këto cilësohen si produkte kozmetike të rënda për flokët ngjyrë gri apo platin e në veten të tyrë duhet të zgjidhni produkte më të lehta stilimi si sprajte apo shkumë.

Nuk harrojnë asnjëherë të lyhen! Edhe në ditët kur përtojnë t’i kushtojnë vetes disa minuta përpara pasqyrës nuk duhet të harroni të lyheni me të kuq buzësh e të aplikoni blushin e faqeve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Imazh i ri nga Zaimina, tërësisht e zhveshur në vaskë

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e pranishme në titujt e medieve...
Read More