Katër shenjat pozitive që prindërit e të dashurit ju kanë pëlqyer që në takimin e parë

Family drinking tea

Mund të mos jetë një “çun mami”, por kjo nuk do të thotë që mendimi i asaj nuk i intereson! E kur vjen puna tek “e dashura e re” që mund të jeni JU, sigurisht që mendimi i saj ka një peshë e ndikim jo të vogël tek partneri juaj! Takimi i prindërve për herë të parë mund të jetë një sukses i vërtetë nga ana juaj, por dhe një dështim!

E për fat të keq nuk ka një mundësi të dytë për të krijuar një pështypje të parë ! Ju nuk duhet të dilni nga vetja, për t’i pëlqyer të tjerëve, por duhet të tregoheni të kujdesshëm që në pak orë ju të tregoni më të mirën tuaj!

Megjithëse shumica e takimeve të para janë më formale, ju duhet të jeni të vëmendshme të kapni shenjat pozitive që tregojnë se prindërit e atij ju pëlqyen!

1. Prindërit e tij ju kushtojnë të gjithë vëmendjen e tyre duke “lënë në hijë” për pak momente djalin! Kjo ndodh sepse takimi është organizuar për t’ju njohur ju, për të folur rreth jush dhe jo rreth djalit!

2. Janë të interesuar të dinë më shumë rreth jush. Nuk mjaftohen me ato që ju thoni por shfaqin interes të dinë më shumë rreth jetës suaj, familjes, punës etj.

3. Nëse propozojnë që ju duhet të takoni dhe pjestarë të tjerë të familjes, kjo është një shenjë që tashmë dhe ju jeni pjesë e familjes ! Kjo do të thotë që ata po parashikojnë takime të tjera dhe po mendojnë se si t’ju integrojnë në familje.

4. Prindërit bëjnë plane specifike për t’ju takuar përsëri. Organizmi i planeve të ardhshme sinjalizon se prindërit e tij jo vetëm që ju kanë pëlqyer, por duan t’ju njohin më shumë. Ftesat specifike për ngjarjet e ardhshme, sidomos festat familjare janë sinjal i caktuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Cipras: Mund të jetojmë paqësisht në Ballkan

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve...
Read More