Kathimerini: Droga nga Shqipëria në Turqi më herët, po trafikantët u trembën nga arrestimet, ndër ta i afërmi i Saimir Tahirit

Gazete greke Kathimerini ka zbardhur detaje të tjera nga operacioni i madh policor për kapjen e 1.6 tonëve marihuanë në këtë vend dy ditë më parë. Sipas gazetës, e cila tenton të hedhë dritë mbi kartelin e hashashit, oficerët e Rojes Bregdetare i lidhin protagonistët e ngjarjes së të shtunës me janë bërë më shumë se dy përpjekje për të transportuar sasi të mëdha hashashi nga Shqipëria në Itali me gomone shumë të shpejta dhe hetimeve për shkatërrimin e bandës së Habilajve.

Sipas gazetës, “transportimi i hashashit nga Shqipëria në Turqi ishte planifikuar të bëhej më herët por u kushtëzua nga zhvillimet në Shqipërinë fqinjë. Anëtarët e grupit kriminal në veçanti mësohet se janë alarmuar nga arrestimet në tetor nga Guardia Di Finanza të trafikantëve të drogës me 3.5 ton hashash nga Shqipëria për në Itali. Ndërmjet të akuzuarve është edhe një i afërm i ish-ministrit të Shqipërisë, bashkëpunëtor i afërt i Kryeministrit Edi Rama, Saimir Tahiri…” përfundon Kathimerini.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kriza në Siri është afër zgjidhjes

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim tha dje se kriza në Siri më...
Read More