Kavajë: Burri vret me thikë gruan


Krimi në familje godet Kavajën.

Një 50-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij paraditen e së enjtes.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 në banesën e çiftit në Karpen të Kavajës.

Policia arrestoi autorin e krimit.

Sami Metushi mësohet se ka qëlluar me thikë dhe ka vrarë bashkëshorten e tij.

Mësohet se gruaja është identifikuar me emrin Sose Metushi.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me date 23.11.2017,  rreth orës 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:

Menjëherë në vendngjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.

Nga shërbimet  e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet  vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lori Hoxha drejt altarit, zbuloni vendin ku do të zhvillohet dasma…

  Lori Hoxha do të martohet së shpejti. Prej kohësh ajo është...
Read More