Kazhani: Qëllimin e arrijmë kur media të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarit

Raporti i medias dhe politikës në një marrëdhënie të ndryshueshme mes “buzëqeshjes” dhe kërcënimit. A po futet media në shinat e misionit të saj dhe sa tregues është që media ia ka arritur qëllimit kur sulmohet nga protagonistët e politikës? 

Mira Kazhani, gazetare dhe drejtuesi e portalit “Tirana Post”.

Media po sulmohet nga të gjithë anët, veçanërisht nga eksponentë protagonistë të politikës. Fakti që sulmohet nga të gjitha palët, a tregon se media është në funksionin e vet?

Media si çdo gjë tjetër është e keqja e vetes sot. Sulmet kanë qenë e do jenë gjithmonë. Nuk na bëjnë sulmet as më të fortë as më të dobët, as heronj as çlirimtarë. Halli më i madh sesa një sulm a disa, është: ‘Paraliza dhe normaliteti që kalojmë çdo gjë ne tani.

A do reagojmë ndonjë ditë si njerëz prej gjaku? Se di?!! Funksioni i medias shihet jo nga numri i sulmeve sot, se sot të sulmon çdokush. Madje sot e ngatërrojnë sharjen me të bërin gazetari.

Që një media është mirë dhe funksionale, dëshmohet nga jeta e përmirësuar e një qytetari që ka humbur një gjyq pa të drejtë, e një gruaje që i ka shpëtuar dhunës dhe vrasjes, e një fëmije që mëson dhe edukohet më mirë. Media nuk matet me numrin e sulmeve dhe me numrat e zerove.

Ka një ndarje edhe mes vetë protagonistëve të medias, që në disa raste merret me sulmet ndaj njëri-tjetrit, duke akuzuar për anshmëri. Sa e dëmton ky fenomen për të qenë një media e fortë dhe a mungon “sindikalizmi pozitiv”, që të parët që duhet të mbrojnë gazetarët janë vetë gazetarët?

Ka një ndarje! Ndarje ka por kush po e bën diferencën? Gazetarët e mirë janë të izoluar, por sot nuk ka më të tillë. Fatkeqësia më e madhe është kur gazetarët mbrohen nga politika sesa kur sulmohen nga stani i tyre.

Më mirë të zihemi sesa të bëjmë sindikalizma hipokrito-pozitiv, por të zihemi për të vërteten që u intereson qytetarëve dhe jo pronarëve rrogëdhënës dhe atyre politikë. Unë pres të më mbrojë puna ime në fund të ditës. Sigurisht e mirëpres një suport kolegu a kolegeje, se jam fyer dhe venë në sulm për punën time. A jam lënduar? Mjaft!

Por nuk kam kështu ëndërrimesh. Nuk kam asnjë shok a shoqe në gazetari. Sot të gjithë i shoh vetëm, dhe zgjidhja nuk është te “shoqnia”, por te standardet dhe limitet morale. Po të kishim 3 a 4 parime gjallë, çdo gjë do ishte më normale, për burrat dhe gratë, dhe kam bindjen që një shoqëri normale varet nga gazetarët e saj më shumë sesa politikanët.

Ne duke u bërë “mishngrënës” po hamë veten dhe fuqinë tonë. Më keq do bëhet. Pesimizmi është mbrojtja e vetme. Suksese MAPO në këtë diskutim. Prisni kur t’ju vënë në shënjestër domatesh së shpejti ose harrova fare jeni edhe ju…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rihapen hetimet për CEZ, Balla: U shkaktuan 414 mln euro dëme!

4 ditë pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla...
Read More