Kazuo Ishiguro fiton Nobelin në letërsi

Kazuo Ishiguro fiton Nobelin në letërsi për vitin 2017. 
Pavarësisht se disa media suedeze kishin paralajmëruar se Ismail Kadare mund të fitonte çmimin Nobel në Letërsi, kjo gjë nuk ka ndodhur as sivjet.

Fitues është shpallur britaniku Kazuo Ishiguro.

Novelisti me origjinë nga Japonia u vendos në Britani kur ishte vetëm 5 vjeç.

Ishiguro është një nga autorët më të njohur të fiksionit bashkëkohor në botën angleze, pasi ka marrë katër nominime për “Man Booker Award” dhe ka fituar çmimin e vitit 1989 për romanin e tij “The Remains of the Day”. Në vitin 2008, “The Times” rendit Ishiguro të 32-in në listën e tyre të “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945”.

Romani i tij i shtatë, “The Giant Buried”, u botua më 3 mars 2015 si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Fituesi i fundit i çmimit prestigjioz për vitin 2016 ishte shkrimtari dhe kantautori amerikan Bob Dylan.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Eurostat, shanset e një shqiptari për të fituar azil në BE

Numri  i kërkesave për azil nga shqiptarët  në vendet e BE-së në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.