KE kërkon kontroll më të detajuar në financat e partive politike evropiane

Komisioni Evropian propozoi një reformë të rregullave të financimit të partive politike evropiane, me synimin për të forcuar “legjitimitetin e tyre demokratik” dhe për të penalizuar abuzimet në mënyrë më efektive.

BE premtoi gjithashtu për t’i bërë “më të prekshme” iniciativat e qytetarëve evropianë që i mundësojnë një milionë shtetasve evropianë të kërkojnë reforma pranë ekzekutivit evropian.

Një nga masat e njoftuara të premten, që pritet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian parashikon që përqindja e financimit që u shpërndahet partive politike evropiane bazuar në rezultatet e zgjedhjeve do të rritej nga 85 në 95 për qind.

“Në sistemin aktual, financimi është shpërndarë në nivelin e 15 përqindshit mes të gjitha partive, pavarësisht numrit të votave të fituara”, sqaroi Komisioni, duke dashur të përcaktojë një lidhje shumë të ngushte nëpërmjet përfaqësimit real dhe financimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rëndësia e mollës japoneze

Molla japoneze apo fruti nga vendi i lindjes së diellit është e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.