Kelly shkon tek Trump: Nga grindja në një farsë…



FOX Special - "Megyn Kelly Presents"Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se ai është i gatshëm që të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un për të diskutuar programin bërthamor të këtij vendi.

Ky është lajmi që doli nga intervista e radhës e Trump, megjithatë për shumë media lajmi ka lidhje me ‘pajtimin’ mes Trump dhe gazetares Megyn Kelly.

Sherri mes tyre në gusht të vitit të shkuar, kur gazetarja sharmante e sulmoi Trump duke thënë se atij i pëlqen të fyejë femrat.

Trump u kundërpërgjigj me fyerje dhe shpalli bojkotin ndaj debatit të parë të republikanëve.

Megjithatë sherrit i erdhi fundi dhe të martën në mbrëmje, Trump ishte i ftuari i gazetares në programin e saj televiziv.

Për të qenë më të saktë, ai nuk ishte në studion e saj televizive, por intervista u zhvillua në një dhomë konferencash në Trupm Tower.

Trump nuk ishte i ftuari i saj, Kelly në fakt ishte e ftuara e tij.

Sipas disa mediave, ajo nuk ishte agresive aq sa duhej.

Me pyetje të tilla si “cili është filmi yt i preferuar”, “cili është libri i preferuar”, ajo nuk e vuri në vështirësi njeriun me të cilin kishte pasur një përplasje aq të fortë.

Shkaku? Audienca.

Kelly synon që ta bëjë emisionin e saj shumë të ndjekur dhe tashmë e kanë kuptuar se Trump tërheq shikuesit.

Në fund gazetarja ‘heroinë’ dorëzohet dhe triumfojnë kuotat televizive dhe reklamat.

“Më pëlqen marrëdhënia jonë tani,” tha Trump.

“Tani ti e ke numrin tim personal të telefonit”.

Megyn Kelly: Fox-News-Moderatorin, Juristin, Ehefrau, Mutter - und "die eine...Kelly wurde zuletzt auch in Deutschland bekannt, sie moderierte für den...Wenn Trump bei TV-Duellen spricht, geht es schon mal um die Größe seiner...Ja, das ist die Frau, die amerikanischen Präsidentschaftsanwärtern Fragen...Im August 2015 ging es los mit den Republikaner-Debatten, moderiert wurde das...Im März 2012 wollte Mitt Romney noch Präsidentschaftskandidat der Republikaner...Kelly arbeitet seit 2004 beim Sender Fox News. Derzeit ist sie wochentags von...Kelly hat im Laufe ihrer Karriere auch selbst für Skandälchen gesorgt. Im...Auf ihrem Twitter-Account beschreibt sich Kelly selbst wie folgt: "Glücklich...Kelly und ihr Ehemann bei der diesjährigen Met Gala in New York: Für die...

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ja shifrat e Exit Poll kombëtar, Noto: PS mund të jetë mbi 71 mandate

IPR Marketing publikoi Exit Poll-in e parë të votimeve të së dielës...
Read More