Kendall Jenner, modelja e famshme, “Për momentin nuk dua fëmijë”

 

2018 është një vit i frytshëm për klanin Kardashian.

Së pari Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, një vajzë të cilës ja vendosën emrin Chicago.

Por Kendall Jenner, modelja e famshme, me sa duket ka vendosur që për momentin të vazhdojë të ruajë linjat.

Ndërkohë pak havë më vonë Kylie Jenner lindi vajzën e saj me Travis Scott, fryt i një lidhjeje disa mujore.

Khloe Kardashian është gjithashtu në pritje të një vajze dhe pak ditë më parë ajo organizoi ‘baby shower’-in ku të ftuara ishin motrat e saj dhe disa mikesha shumë të afërta.

E vetmja nga familja Kardashian e cila nuk ka fëmijë është Kendall.

Kendall, e pyetur nëse kishte dëshirë të kishte një fëmijë, në emisionin “Ellen” u shpreh: “Në fakt shpesh herë më lind një pyetje e tillë me vetveten, nëse dua ose jo të bëhem nënë, por jo.

Kam vënë re se dua akoma të shijoj moshën dhe se ardhja në jetë e një fëmije është akoma diçka shumë larg planeve të afërta”.

Zgjedhje e mirë Kendall! Ndërkohë vazhdo të shijosh nipërit dhe mbesat e motrave që nuk janë të paktë në numër!

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Melania Trump ndryshon stil, thjeshtë dhe bukur!

  Melania Trump i ka lënë të gjithë pa fjalë me daljen...
Read More