Këngëtari francez rrëfen lidhjen e tij me Shqipërinë dhe paska filluar që kur ishte i vogël

Souf është këngëtari i famshëm me origjinë franceze që ka sjellë hitin e njohur “Mi amor” dhe mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Gjatë intervistës me të, Çani iu drejtua duke thënë se ai ka 300 milionë shikime në Youtube dhe nuk e kupton pse ka ardhur të performojë në një vend si Shqipëria.

Por Souf ka thënë se ka qejf që të zbulojë vende të reja dhe e ka njohur Shqipërinë që kur ishte i vogël, pasi ka pasur një shokë me origjinë shqiptare.

“Unë kënaqem shumë kur zbuloj vende të reja.

Kam pasur një mik shqiptar kur isha i vogël 12 vjeç dhe mbaj mend që ai kishte një flamur kuq e zi në dhomë dhe s’ma merrte mendja kurrë që do vija në këtë vend”, u shpreh ai.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Përse mbretëresha Elizabeth nuk e lejon Kate Middleton të lyejë thonjtë?

Princesha Kate Middleton është një nga femrat më të komentuara në botë....
Read More