Këngëtarja e njohur akuzohet për vjedhje



rita_ora

Rita Ora është akuzuar se ka patur gisht në vjedhjen e vilës së producentit të njohur britanik Simon Cowell. Ajo ka mohuar pretendimet se është mikeshë me hajdutin dhe vrasësin që u fut në shtëpinë e producentit Cowell duke vjedhur bizhuteri dhe pasaporta, ndërkohë që ai dhe familja e tij flinin.

Darren February, 33 vjeç, është tashmë në burg edhe për dhunimin e më pas vrasjen e një motoçiklisti. U pretendua fillimisht se i dënuari kishte një lidhje të ngushtë me Orën – e cila është mikeshë me Cowell dhe ka punuar me manjatin e medias gjatë pjesëmarrjes së saj në ‘X Factor’ në vitin 2015, ku të dy ishin anëtarë jurie.

Megjithatë, një përfaqësues i këngëtares deklaroi se pretendimet ishin të rreme, duke thënë për MailOnline: “Kjo histori nuk është e vërtetë. Rita nuk e njeh kriminelin në fjalë. Ata thjesht kanë qënë në të njëjtën lagje në të kaluarën”.

rita-juri

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Patëllxhanët, përbërësi i cili ju ndihmon te mund ta menaxhoni peshën tuaj shumë lehtë

  Menaxhoni peshën tuaj duke konsumuar patëllxhanë, të cilët janë të pasur...
Read More