Keqtrajtim dhe para nën dorë. Ja çfarë ndodh në burgun e Shënkollit në Lezhë

Një tjetër denoncim ka ardhur këtë herë, për burgun e Shënkollit në Lezhë.

I afërmi i një të burgosuri thekson se nëse nuk i jep para nën dorë drejtorit të burgut, atëherë nuk mund ta marrësh lejen e fundvitit, e cila me të drejtë i takon një kategorie të burgosurish.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Keqtrajtim, bllokim antiligjor i lejeve, ryshfete, kjo është gjendja në burgun e Shënkollit në Lezhë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirdita zoti berisha jame perseri nje i aferm i nje te burgosiri dua te ndaje nje shqetesimce duhet ta publikoni drejtori i burgut shenkolle po sillet si xhelat komonist me te denuarit.ka bllokuar lejet shperblyse per ata qe duan te dalin per here te pare nje e drejte qe ju takon me ligje te burgosurve .sepse .po nuk votove tek drejtori nuk te jepet leja . sot beri tre transferime ne shenje hakmarrje per tre te burgosur sepse organizuan nje greve urie ne shenje proteste per vetevrasjen e te burgosut 3 jave me pare .pasi ju premtoje ce do zgjidhen problemet e tyre vetem te dalin nga greva sot i trasferoje ne shenje hakmarrje large familjeve te tyre ju lutem bejeni publike respekte Drejtori eshte Fredinat preci. Po dhe ky drejtor ka dhe familjare te tije ne burge ne shenkolle ce eshte ne kundershtime me ligjin dhe Ta sillen sikur jane drejtore aty nese doni ju jap dhe emra fl publikojeni ju lutem,Rushfet dhe vetem rushfet duan, anonimi”

Shkruar Nga
More from Revista User

Turjan Hyska i rikthehet muzikës, këngë kushtuar “dashurisë së vjetër”

https://www.youtube.com/watch?v=dcqq2CIXZww Pavarësisht se për shumë kohë e kemi parë në rolin e...
Read More