Kërcënimi rus? Shefi i NATO-s, thirrje për ‘ulje gjakrash’


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është munduar të qetësojë frikën e një përplasjeje madhore me Rusinë. Anëtarët europianë të aleancës, ka deklaruar ai, nuk ka gjasa të dislokojnë armë të reja.

“Ne nuk duam një luftë të re të ftohtë. Nuk mendoj se aleatët do të zhvendosin armë bërthamore në Europë si përgjigje ndaj një rakete të re ruse”.

Vladimir putin deklaroi se, Rusia do të lëvizë menjëherë raketat e saj me rreze të mesme veprimi nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen nga marrëveshja e armëve e njohur si traktati INFF.

“Reagimi ynë do të jetë i menjëhershëm dhe efikas, – ishte deklarata e shefit të Kremlinit- Cili ishte preteksti i tërheqjes, akuzat se ne e kemi shkelur? Tani, te jemi pak seriozë”,- u shpreh ai.

Zemëratën me amerikanët, Putin e tregoi se do ta përcillte tek aleatet e tyre europiane, duke thënë se në rastin e tërheqjes se Uashingtonit nga traktati nuklear, këta të fundit rrezikohen nga një “kundërsulm i mundshëm rus”.

Ujdia, e cila u nënshkrua në dhjetor 1987 nga presidentët e atëhershëm Regan dhe Gorbaçov, u kërkon të dyja palëve të eliminojnë të gjitha armët bërthamore me rreze veprimi nga 500 deri në 5,500 kilometra së bashku me sistemet e lëshimit. Kina nuk ishte palë e marrëveshjes origjinale, dhe Presidenti Trump ka argumentuar se edhe Pekini duhet të jetë pjesë e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qendër në Shqipëri për refugjatët? Donald Tusk përkrah idenë… Shqipëria zgjidh krizën e Merkel dhe hap negociatat?

Qeveria gjermane dhe kancelarja Angela Merkel është përfshirë në një nga krizat...
Read More