Kërcënohet me prerje koke Ben Blushi nga ekstremistët myslimanë?



ben-blushi_1

Deputeti socialist Ben Blushi, ka rënë sërish preh e kërcënimeve me jetë nga ekstremistë islamik në Shqipëri. Kështu ka raportuar televizioni Klan, i cili duke iu referuar burimeve të rezervuara, bën të ditur se këta ekstremistë, kanë lidhje me grupin e imamëve që po gjykohen në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë. Gjithsesi, nuk sqarohet nëse bëhet fjalë për deklaratat publike që imamët që po gjykohen kanë bërë gjatë proceseve gjyqësore ndaj Blushit, apo janë të tjera kërcënime që ai ka marrë nga elemente të tjera jashtë asaj salle. Por duhet theksuar se gjatë këtij procesi gjyqësor të pandehurit kanë folur hapur se Blushi në librat dhe shkrimet e tij ka ofenduar myslimanët dhe për këtë duhet të ndëshkohet. Kështu imami Genc Balla ka thënë se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit. “Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri. Por pavarësisht këtyre kërcënimeve, Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e tij fizike të tij. I vetmi rast kur Blushit iu sigurua mbrojtje ishte takimi që Partia Socialiste organizoi në Elbasan dhe ku ai u kërcënua nga elementë socialistë. Pra tashmë që kërcënimeve për shkak të betejës së tij politike kundër kryetarit të PS-së Edi Rama, i shtohen edhe ato për shkak të shkrimeve apo librave të tij nga rryma të caktuara ekstremiste myslimane, mbrojtja fizike e deputetit Ben Blushi duket se është bërë e domosdoshme. Ndërkohë që siç raporton Tv Klan, lidhur me ngjarjen, Ben Blushi nuk ka dhënë asnjë prononcim, por ka lënë të kuptohet se Policia e Shtetit duhet të marrë masa.
Mësohet se Blushi ka thënë se unë po marr masa të ruhem vetë, çka nënkuptonte se deri tani, nuk ka asnjë masë mbrojtëse nga Policia e Shtetit.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 20 Korrik 2017

Dashi Dukeni të qetë, por në fakt diçka ju mban në ankth....
Read More