Kërcënon me sopatë komshiun, arrestohet 30 vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30 vjeçar i cili ka kërcënuar me sopatë komshiun e tij. 20 vjeçari A.M ka denoncuar në polici komshiun e tij Besnik Xhaferraj, se e ka kërcënuar për ta vrarë me sopat.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka vënë në pranga 30 vjeçarin B.Xhaferraj. 30 vjeçari ka goditur me sopatë një makinë dhe ka dëmtuar një banesë, dhe më pas i është drejtuar komshiut të tij. Tashmë mbi të rëndon akuza e kanosjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lori Hoxha flet për dashurinë, tregon lidhjen më të gjatë

E pranishme gjithandej në rrjetet sociale, Lori Hoxha, fotot me partnerin e...
Read More