Kërcënuan me vrasje prokurorin, prangoset gruaja, në kërkim burri

Një çift ka kërcënuar me vrasje prokurorin e çështjes së vdekjes së djalit të tyre dhe për këtë arsye kanë përfunduar në pranga.

Në fakt, është arrestuar gruaja, ndërsa është shpallur në kërkim burri. Bëhet fjalë për çiftin Buzi.

‘Nëse nuk bëhet drejtësi vrasim prokurorin’, kanë shkruar në letrën e tyre çifti që kërkon drejtësi për fëmijën e tyre 2 vjeç të vdekur në aksident në vitin 2012.

Sipas çiftit Pranvera dhe Luftar Buzi, çështja e tyre është hapur dhe mbyllur dy herë dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar drejtësi me anë të një letre.

Por kërcënimet e tyre ndaj prokurorëve kanë bërë që ata të arrestohen. Policia ka prangosur gruan, Pranvera Buzin ndërsa burri Luftar Buzi është në kërkim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Truqe të thjeshta se si të tejkaloni melankolinë vjeshtore

Vjeshta gjithmonë asocohet me melankolinë dhe depresionin për shkak të dritës së...
Read More