Kërcimi i parë “zyrtar” si çift presidencial, ja si dukjet Donald dhe Melania Trump

donald-trump-and-melanie

Kërcimi i parë mes presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump në ballon inauguruese u bë nën ritmet e këngës “My Way” të Frank Sinatrës.

Trump dhe Zonja e Parë Melanie përfunduan ceremoninë e gjatë të betimit me një vals në një mbrëmje gala për forcat e armatosura. Cifti presidencial kërceu nën tingujt e këngës “My Way” ndërsa me pas u shoqëruan edhe nga fëmijët e Trump.

Zonja e Parë e SHBA mahniti me fustanin e bardhë tepër elegant, që i nxirrte në pah format e saj perfekte trupore.

“My Way” është shkruar nga Paul Anka, të cilit i ishte kërkuar që ta performonte këtë këngë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump si president që do të zhvillohet sot në orën 17:00, por që kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. Kënga u bë e famshme, kur u këndua nga Sinatra në vitin 1969.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sa i rëndësishëm është feminzmi në vitin 2018? Tregojnë këto llogari në Instagram

Nuk është befasi që fjala e vitit 2017 ka qenë pikërisht feminizmi....
Read More