Kërkesa globale për ar arrin nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit

Kërkesa globale për ar, ka rënë në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit, tha sot Këshilli Botëror për Ar (ETF), raprton Anadolu Agency (AA).

Raporti i fundit i publikuar, thotë se kërkesa globale për ar, në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë për 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, më saktësisht në 973.5 ton.

ETF thotë se njëra nga nga arsyet për rënien e kërkesës është numri i vogël i investimeve në shufra ari, për të shtuar se kërkesa globale për investime në ar, shufra dhe monedha ishte me 27 për qind më e ulët me periudhën e njëjët të vitit të kaluar.

“Kina, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë shënuar ulje të investimeve në shufra dhe monedha prej ari”, thuhet në raport, i cili vë në dukje se rezervat zyrtare të arit në çerekun e parë të këtij viti, kanë arritur nivelin më të lartë të tremujorshit të parë, me një rritje prej 42 për qind, ose aktualisht në 116.5 ton.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bushati: Si mund te zbrapset Rama,me fjalimet poetike te Bujar Asqeriut,apo me guret e “vandalëve” kuksiane?

  Analisti Andi bushati në një shkrim te Lapsi.al shkruan se falangat...
Read More