Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Në përgjithësi njerëzit duan të ndihen të lumtur, por arritja e një gjendje të lumturisë merr kohë dhe përkushtim.

Hulumtuesit tani kanë zbuluar se personat që e ‘ndjekin’ lumturinë shpeshherë ndihen sikurse nuk kanë shumë kohë brenda dite, dhe kjo, në mënyrë paradoksale, i bën ata të palumtur.

Aekyoung Kim nga Universiteti Rtugers dhe Sam Maglio nga Universiteti i Torontos e kanë analizuar këtë efekt përmes eksperimenteve të ndryshme dhe i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën ‘Psychonomic Bulletin & Review’.

Kim dhe Maglio gjithsej i kanë kryer katër studime për të parë se si kërkimi i lumturisë ndikon në perceptimin e kohës te njerëzit. Ky kërkim ka shkaktuar që personat ta mendojnë kohën si diçka të limituar.

Në studime, pjesëmarrësve iu është kërkuar t’i listojnë gjërat që i bëjnë të lumtur ose të përpiqen ta bëjnë veten të ndihen të lumtur gjatë kohës kur e kanë shikuar një film të mërzitshëm rreth ndërtimit të urave – rrjedhimisht e kanë demonstruar lumturinë si një qëllim që duhet ndjekur.

Pjesëmarrësve tjerë iu është kërkuar ta mendojnë lumturinë si një qëllim që veçse e kanë arritur, dhe në vend se të shikonin filma me ura, ata kanë shikuar filma komedi dhe i kanë listuar vetëm gjërat që veçse i kanë bërë ata të ndihen të lumtur.

Rezultatet e hulumtuesve kanë treguar se perceptimi i një personi për kohën si diçka e limituar ndikohet nga kërkimi i tyre i lumturisë (i cili shpeshherë është i pa arritshëm).

Por, ndjesia se koha është diçka e pamjaftueshme zbutej për pjesëmarrësit të cilët vazhdimisht mendonin se e kanë arritur qëllimin e tyre për të qenë të lumtur në ndonjë shkallë të caktuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjërat për të cilat që do të pendoheni kur të plakeni

Shumë njerëz në moshë dëshirojnë që të kishin shmangur disa gjëra sa...
Read More